Dalin foto të Zelesnkyt me gruan Olenan brenda ‘bunkerit’ në Kiev

Fotografja e famshme Annie Libovitz ka arritur që të shkrep disa fotografi historike të Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, brenda pallatit presidencial tashmë të shndërruar në bunker, bashkë me presidentin Volodymyr Zelensky.

Këto fotografi të saj bashkë me Zelenskyn jaën publikuar në revistën e famshme Vogue.

“Portreti i Vuajtjes: Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska” është titulli i Vogue. Olena Zelenska siç citohet nga Vogue, ka thënë se muajt e luftës kanë qenë muajt më të tmershëm të jetës së saj dhe të çdo ukrainasi.

“Këta kanë qenë muajt më të tmerrshëm të jetës sime dhe të çdo ukrainasi,” ka thënë ajo.

“Sinqerisht, nuk mendoj se askush është i vetëdijshëm se si ia kemi dalë emocionalisht”, ka shtuar tutje.

Brenda pallatit presidencial

Zelenska dhe presidenti Volodymyr Zelensky në kompleksin e zyrës presidenciale në Kiev.
Olena Zelenska ka thënë se ajo që e frymëzon atë janë bashkëkombësit e saj ukrainas.

Aeroporti i Antonov, Hostomel
“Ne mezi presim fitoren. Nuk kemi dyshim se do të fitojmë. Dhe kjo është ajo që na mban përpara”, ka potencuar Olena Zelenska.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, ka pasur raportime se familja e presidentit Zelensky jeton në një vend sekret, meqë janë më të shënjestruarit nga rusët dhe shërbimet e inteligjencës.