Dalin foto të tjera të dronit në Mitrovicë, banorët e kapin në duar dhe fotografohen me të

Një dron ka rënë sot në oborrin e një shtëpie në lagjen “Bair” të Mitrovicës. Megjithatë, Policia e Kosovës nuk ka raportuar ende mbi rastin.

Rasti nxiti kureshtjen e banorëve dhe njëri prej tyre madje është fotografuar me të.

Për dronin, që ende s’po dihet se nga erdh, ka folur edhe vetë banori i shtëpisë ku ra ai.

Ai tha se fillimisht droni kishte rënë në ballkonin e shtëpisë e më pas në tokë, derisa tha se rënia e tij shkaktoi zhurmë.

“Këtu ka rënë në ballkon dhe nga ballkoni ka rënë këtu në tokë. Do krahë e do sene iu kanë çmontu. Na e kemi kap, e kemi prek me dorë, e kemi kontrolluar. I ka pas do letra dhe i kanë shkruar do numra, por nuk ka pasur një flamur ose diçka tjetër”, ka thënë ai.

Ai tregoi se si droni ishte i gjatë rreth 3 metra e gjysmë.

Fotografitë i ka publikuar “Zëri”, duke cituar A. Sylejmani në Facebook.