Dalin detaje të reja nga vdekja e azilkërkuesit në Prishtinë, dyshohet se u vra para se të digjej

Mëngjesin e djeshëm u gjet i vdekur në banesën e kapluar nga zjarri një shtetas i huaj në rrugën “Musine Kokollari”, në Prishtinë, shkruan Ballkani.info

Sipas policisë, fillimisht u raportuar se shtëpia ishte kapluar nga zjarri, e ku pas intervenimit të policisë, brenda shtëpisë është gjetur edhe një person i vdekur.

Njoftimi i policisë:

“Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.02.2021 – NN. Raportohet se pas pranimit të një informatë se është kapluar nga zjarri një shtëpi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku gjatë shuarjes së zjarrit ekipi i zjarrfikësve, ka hasur në një person pa shenja jete. Ekipi i ndihmës se shpejte ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.