Lëkundjet e tërmetit janë filmuar edhe nga kamerat e sigurisë në një market të fshatit Çollopek të Tetovës, transmeton Ballkani.info

Një lëkundje e fortë e tokës është ndjerë mëngjesin e kësaj të mërkure në rajonin e Gostivarit, me epiqendër Leunova e luginës së Mavrovës, transmeton Ballkani.info.

Tërmeti ndodhi saktë në ora 04:54 minita, me fuqi 5.5 të shkallës Rihter sipas stacioneve gjeologjike ndërkombëtare.

Pra tërmeti kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.

Tërmeti përpos në Maqedoninë e Veriut është ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Paraprakisht mendohet se lekundja ka qene 5 balle sipas shkalles rihter.

Për momentin nuk ka informata për viktima apo dëme materiale.