Daku: Nuk kisha informatë se Challandes do jetë i pranishëm, gjithmonë i gatshëm, kurdo që më fton

Ylli i Ballkanit, Mirlind Daku është deklaruar pas fitores ndaj Trepçës ’89, ku realizoi gol, derisa i ftuar ishte edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.

Në sytë e teknikut zviceran, Daku realizoi gol të bukur për Ballkanin, duke ia bërë me dije se e meriton ftesën, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Daku konfirmoi se nuk ishte në dijeni që Challandes do ishte në stadium, por është i gatshëm kurdo që ky i fundit do ta ftojë.

“Nuk e dija as nuk kisha informatë se do ishte në stadium. E bëra punën time në fushë”.

“Jam i gatshëm kurdo që më fton. Vazhdoj të punoj aq sa mundëm. Nëse marrë shansin të luajë në Kombëtare, do jem i nderuar të vesh atë fanellë”, tha ai.

Pritet të shihet në ditët në vijim, nëse Daku do ftohet për ndeshjet e muajit mars.