Daku kthehet te Osijeku në Kroaci

Mirlind Daku do të rikthehet në Kroaci që të vazhdojë karrierën te Osijeku.

Menaxheri i sulmuesit kosovar, Shkumbin Qormemeti ka bërë të ditur që Daku ka oferta nga disa ekipe në Evropë por projekti i Osijekit është joshës.

Trajneri Nenad Bjelica insiston ta mbajë djaloshin nga Gjilani në klub.

Kujtojmë se Osijeku sivjet do të luaj në kualifikime të Ligës së Evropës, pasi edicionin e kaluar e mbylli si nënkampion.