Daku barazon Baftiun për më pak se gjysma e sezonit

Mirlind Daku është shndërruar në një ‘vrasës’ të vërtetë brenda dhe jashtë zones, teksa nga ndeshja në ndeshje po e dëshmon se “Këpuca e Artë” është e destinuar vetëm për të këtë edicion.

Sulmuesi i Ballkanit në 14 ndeshje të këtij edicioni ka realizuar 19 gola, aq sa kishte bashkëlojtari i tij Blendi Baftiu, i cili edicionin e kaluar ishte shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit me po kaq gola të realizuar (19 gola).

Nga 19 golat e realizuar këtë edicion, sulmuesi gjilanas katër i ka realizuar nga penaltia, ndërkohë që ka regjistruar edhe dy het-trick.

Prishtina dhe Gjilani janë skuadrat e vetme të kampionatit elitar të cilave ende nuk i ka shënuar, ndërkohë të gjitha skuadrave të tjera i ka shënuar të paktën nga një gol.

Krahas 19 golave të realizuar, Daku këtë edicion ka shërbyer edhe dy herë të tjera për bashkëlojtarët e tij.