Trajneri i Ballkanit

Daja: Kjo fitore na jep qetësi

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se skuadrës i është dashur një fitore e tillë, por e ka përsëritur se lojtarët që ai drejton, vazhdojnë të gabojnë në momentet vendimtare.

Ballkani mposhti 2:1 në udhëtim Dukagjinin. Pësoi gol pas gabimit të mesfushorit Edvin Kuq.

“E nisëm me gol në fillim dhe bëmë mirë, por në fund fare, ashtu siç po na ndodh në periudhën e fundit, edhe kur jemi në epërsi bëjmë gabime të tilla. Ende nuk jemi të qetë në aspektin psikologjik. Fitorja na bën mirë në këtë aspekt dhe duhet të përmirësojmë disa gabime. Më vjen mirë për Korenicën që shënoi. Fituam në një fushë të vështirë dhe ky trepikësh na jep qetësi në vazhdim. Kemi pasur disa lëndime e mungesa të cilët po kthehen në formën më të mirë. Ngadalë po kthehemi në maksimumin tonë sepse kur mungojnë disa titullarë, normalisht se ka probleme”, ka thënë trajner Daja për “ArtMotion” pas fitores ndaj Dukagjinit në Klinë.