Selman Hyseni, daja i Lulzim Fejzullahut ka marrë pjesë në marshin që është organizuar sot në Podiujevë
“Sot kemi ardh me bë një ecje për të dhe me tregu që të gjithë jemi me të. E me kërkua drejtësi deri në fund për të ndjerin”, ka thënë ai.
18 vjeçari, që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.
Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.
Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve.







