Video

Daja i 3-vjeçarit në Kosovë: Nipi ka shenja të tjera dhune në kokë e në qafë, s’flet

Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar nga edukatorja e një çerdheje shtetërore të quajtur “Gëzimi Ynë”, e cila ndodhet në Fushë Kosovë.

Familjari i indinjuar, Faton Geci, ka publikuar video-incizimin në llogarinë e tij në Facebook, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj nipit të tij.

Në kamerat e sigurisë shihet qartë që fëmija rrihet e tërhiqet zvarrë dhe me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera ku familjarët pretendojnë se 3 mësueset e kanë rrahur përsëri.

Fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, po përjeton një ankth të madh. Mbetet për t’u parë se si do të veprojnë organet e drejtësisë.

Fatos Geci, daja i 3-vjeçarit tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nipi ka shenja të tjera dhune në kokë e në qafë.

“Është hera e parë që ka nisur në këtë çerdhe në 1 shtator, ka vetëm 3 javë në këtë çerdhe, që fatkeqësisht është çerdhe shtetërore. Gjendja e nipit është shumë e keqe, me urdhër të prokurorisë ka nisur ekzaminimi mjekësor. Kur kanë nisur ekzaminimet janë konstatuar edhe shenja të shumta dhune në kokë, sidomos në pjesën e pasme të qafës”, tha daja i të miturit.

https://www.youtube.com/watch?v=NJUptny77Mo