Foto

Dafina Zeqiri vjen me paraqitje atraktive nga New Yorku

Dafina Zeqiri është një prej personazheve më të komentuara të estradës shqiptare.

Artistja e njohur nga Kosova edhe përgjatë këtij viti ka qenë tejet aktive me projekte muzikore, ndërsa ka paralajmëruar shumë të tjera.

Dhe teksa vazhdon punën për realizimin e këngëve, ajo nuk i ka ndalur as performancat dhe këto ditë disa të tilla i ka mbajtur edhe në Amerikës.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në një foto që ka postuar në InstaStory, autorja e “Dasma” shihet e veshur e tëra në të zeza, mini-fustan të kombinuar me çizme të gjata dhe çantë.

Për daljen, ajo i la flokët e gjata në onde, teksa edhe kishte një makijazh më të theksuar.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Dafina këto ditë ka njoftuar se po vjen në një bashkëpunim të parë me reperin Mozzik, që pritet të publikohet të enjten, më 12 tetor. /Telegrafi/