Artistja

Dafina Zeqiri u bën thirrje prindërve: Në vend se me ia mshelë gojën fëmijut me telefon, edukoje

Rasti i vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj e cila dyshohet se u keqtrajtua mizorisht nga dy të rinj, ka tronditur popullin shqiptar.

Për këtë, kanë reaguar artistë të estradës, të cilët në postimet e tyre po japin edhe mesazhe sensibilizuese.

Dafina Zeqiri përmes një postimi të bërë në Instagram, u ka bërë thirrje prindërve që të merren me fëmijët e tyre, e jo tu japin telefon atyre, e në veçanti Zeqiri thotë që t’i mësojnë ata se si të sillen me një femër.

Shkrimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

“N’vend se me ja mshel gojën fmis me telefon, kape, mirru me to, edukoje! Msoje çka osht mire e çka osht keq, sidomos qysh mu sill me nje femen! PIKË”