Dafina Zeqiri publikon fotografi duke u puthur me DJ-në e njohur

Këngëtarja Dafina Zeqiri është parë sonte në krahët e një mashkulli.

Këngëtarja e puth atë në hund derisa poshtë fotografisë, që e ka postuar në Instagram, e ka shkruar “T’du’du”.

Nuk dihet se a ka të bëj kjo puthje e Dafinës me ndonjë lidhje të re, apo mashkulli në foto është ndonjë i afërt i këngëtares. Në fakt, mashkulli në foto është DJ i njohur kosovar, Geek.

Dafina kishte thënë se është ndarë nga i dashuri i saj i fundit që ishte nga Republika Domenikane, Jose Rodriguez, e që nga ajo kohë ajo nuk kishte thënë se ka ndonjë lidhje të re.