Dafina Zeqiri në versionin ‘Simpson’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është njëra ndër femrat më aktive në estradë kohëve të fundit.

Prurjet e shumta muzikore si dhe koncertet e vazhdueshme, po e bëjnë atë që të jetë njëra ndër këngëtaret më të komentuara në vend.

Jo të paktat janë rastet kur Zeqiri merr vëmendjen edhe me postimet e vazhdueshme që bën në rrjetet sociale.

Diçka të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.

Bëhet fjalë për konvertimin e saj në personazhin ‘Simpson’, që është një nga serialet e animuara më të ndjekur në mbarë botën.

Dafina shfaqet si personazh me flokë të shkurtra, ashtu siç është modeli i saj aktual i flokëve.

https://www.instagram.com/p/B0BFhCIhxKq/

Duke dashur të tregojë stilin e saj prej ‘gangstereje’, edhe versioni i animuar i Dafinës shfaq një vajzë të zhveshur, e cila pa hezitim vë në pah gjoksin.

Përndryshe, ajo po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “Lule lule”, në bashkëpunim me Lumi B, që është pritur mirë nga fansat e saj.