Dafina vë në pah figurën trupore me pozat me kostum të larjes

Është mjaft e ndjekur nga publiku dhe tashmë ka mbledhur fansa të shumtë në rrjetet sociale.

Fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila në llogarinë e saj personale, Instagram, numëron mbi një milion ndjekës.

E njëjta nuk heziton që të ndajë imazhe dhe video nga përditshmëria, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Së fundmi, Duffye ka sjell një video atraktive, derisa shfaqet para pasqyrës dhe vë në pah linjat e bujshme.

Këngëtarja, e cila deri më tani ka ndërruar stile të ndryshme të flokëve, po vazhdon të mbajë në formë fizikun e saj.

Gjithashtu, 30-vjeçarja është mjaft aktive dhe e angazhuar edhe në muzikë, ku gjatë këtij viti lansoi disa projekte të suksesshme.

Mirëpo, i fundit mbetet bashkëpunimi me reperin Lumi B, kënga e të cilëve titullohet “Lule Lule” e realizuar para pak muajve.

loading…