Dafina ‘bëhet’ nuse

Dafina Zeqiri ka habitur gjithë ndjekësit me një fotografi të re që e ka hedhur në Instagram.

Në fakt, ajo ka fshirë gjitha postimet e vjetra dhe e ka lënë vetëm një ku shihet me një shami të kuqe në kokë dhe ngjante sikur po shkonte nuse.

Por, si të nuses nuk e kishte veshjen, pasi ka veshur një dizajn shumë më ndryshe dhe më të hapur.

Me siguri kjo foto është shkëputur nga ndonjë projekt të ri që Dafina mund ta sjell.

Nga ana tjetër, ka shumë këngëtarë që kur duan ta paralajmërojnë një projekt të madh muzikor, i arkivojnë gjitha postet e vjetra.