Daçiq: Trumpi, Merkeli, Macroni, e Mogherini s’po mund t’i bëjnë gjë Haradinajt

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq sot për rts ka thënë se askush në vendin e tij nuk beson në përrallën se asnjëri nga liderët e Perëndimit nuk po mund ta bindë kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj që ta heqë taksën e vënë ndaj mallrave të Serbisë.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk do të marrë pjesë në takimin Parisit nëse Kosova nuk e heq taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe ka pyetur nëse presidenti francez Emmanuel Macron “do të lejojë sërish që fjala e tij të mos thotë asgjë në raport, siç ka thënë ai, me madhështinë e një Haradinajt”.

“Trumpi, Merkeli, Macroni, e Mogherini të gjithë po dridhen dhe askush nuk po mund t’i bëjë asgjë një Haradinajt. Dhe të gjithë po presin që ne të besojmë në këtë përrallë”, citohet të ketë thënë Daçiqi për televizionin publik të Serbisë

Ai ka përsëritur se presidenti serb, Alaksandar Vuçiq disa herë ka përsëritur se Beogradi është i gatshëm të bisedojë nëse hiqet taksa.