Ivica Daçiq

Daçiq poston fotografi me Schwarzenegger-in: Do të kthehem

Presidenti i SPS-së, Ivica Daçiq ka postuar në Instagram një foto me aktorin e njohur hollivudian Arnold Schwarzenegger me mesazhin “Do të kthehem”

Kujtojmë se kryetari i SPS-së, Ivica Daçiq, duke folur pas rezultateve të para, vlerësoi se është e nevojshme të gjendet një drejtues i ri i SPS-së. “Po të mos ishin shokët e mi nga partia, sigurisht që do të isha dorëzuar… Të kisha marrë vendime të caktuara politike”, tha ai në konferencën për media.

Sipas vlerësimeve të mëparshme të CeSID dhe IPSOS, bazuar në 80 për qind të mostrës së përpunuar, SPS fitoi 6,7 për qind të votave në zgjedhjet republikane, dhe në zgjedhjet e Beogradit – në 67,3 për qind të mostrës së përpunuar, pesë për qind votuan për socialistët.

Daçiq tha se e mori partinë kur ajo kishte pesë për qind dhe se në këto 17 vite kishin rezultate të ndryshme, duke kujtuar se ai u bë president në vitin 2006.

“Përsa na përket neve, ky rezultat është i pakënaqshëm dhe unë do të diskutoj me kolegët e mi nga SPS se çfarë është më e mira për partinë në periudhën e ardhshme”. Mendimi im personal është se është e nevojshme të gjendet një drejtues i ri i SPS-së. Do të bisedoj edhe me Presidentin e Republikës, Aleksandar Vuçiqin, nuk dua të dëmtoj interesin kombëtar dhe shtetëror. Natyrisht se kur do të përfundojë ky proces zgjedhor”, tha ai dhe falënderoi të gjithë votuesit, të gjithë në listë, aktivistët, anëtarët e partisë dhe partnerët e koalicionit.