Ivica Daçiq

Daçiq: Për ne e papranueshme kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, në një bisedë me Janosh Babiqin, shefin e ri të zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se “kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është e papranueshme”.

“Ministri Daçiq ka shfrytëzuar rastin që t’ia përsërisë bashkëbiseduesit qëndrimet tona për papranueshmërinë e “të ashtuquajturës” Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha shtetet anëtare “që treguan mirëkuptim” për qëndrimet e Serbisë”, pretendohet në kumtesën e kësaj ministrie.

Në të shtohet se “Daçiq e uroi Babiqin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep Serbisë për mbi 20 vjet. Ai ka theksuar se “Serbia është e përkushtuar dhe këmbëngulëse në zbatimin e vlerave” të kësaj organizate.