Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka komentuar deklaratën e kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës se me ndryshimin e kufijve në zgjidhjen e problemit të Kosovës do të hapet kutia e Pandorës.
“Nga ajo që tha Zvizdiq logjikisht duhet të rezultojë se nuk janë për njohje, por Bakir Izetbegoviq është. Ju nuk mund të na godisni sa të dëshironi por vetëm është e rëndësishme që kjo nuk vlen për ju”, tha të mërkurën kryediplomati serb.
Ai tha se nuk mund të shikohet çështja e hapjes së kutisë së Pandorës në rastin e Kosovës kur bëhet fjalë për atë nëse kufijtë e saj duhet të respektohen.
“Kjo që mendojnë ata neve na brengos. Kush janë ata që të na japin qëndrim në zgjidhjen e kësaj çështje. Ata as nuk duhet të jenë të pranishëm kur të flasim për këtë. Për këtë duhet të flitet me të mëdhenjt”, ka thënë Daçiq.
Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq tha të hënën se të gjitha vendet e Ballkanit kanë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe se ky parim duhet të mbetet në Ballkanin Perëndimor.







