Daçiq: Palmer tha se Washington nuk ka synim të bëj presion ndaj Beogradit e Prishtinës

Përfaqësuesi i Lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA’së, Matthew Palmer, ka thënë në bisedën me Kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, se SHBA duan zgjidhje kompromisi në dialogun mes Kosovës Serbisë.

Diplomati amerikan, zëvendës i ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA, ka informuar Dacic përmes video lidhjes për takimet e djeshme me zyrtarët kosovarë, shkruajnë nga kabineti i kryetarit të kuvendit serb.

Palmer sipas njoftimit ka thënë se Washington i ka ofruar mbështetje të plotë të Përfaqësuesit të BE’së për dialogu Kosovë-Serbi, Mirolav Lajcak dhe veprimtarisë së tij, thuhet në njoftim.

Dacic ka thënë se marrëdhëniet SHBA dhe Serbisë ‘kanë përparuar dukshëm’ viteve të kaluara dhe se duhet të vazhdohet me aktivitetet në zhvillimin mëtejmë të tyre, sipas njoftimit.

Në Serbi pas ndryshimit të administratës në SHBA, ishte ngritur panik dhe shtyhej para nga një krah i mediave dhe politikanëve ekstremistë serb që e shohin si armik të madh administratën Biden. Madje shkonin aq larg sa pretendonin se ka rrezik që Vucic të helmohet në takime diplomatike, siç kishte thënë famëkeqi Vojislav Seseelj