Ministri i Jashtëm

Daçiq nesër shkon në Moskë, takohet me Lavrovin

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet me homologun e tij serb Ivica Daçiq nesër në Moskë. Kështu njoftoi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Maria Zakharova, njoftoi agjencia ruse Interfax, transmeton REL

“Nesër, më 21 mars, janë planifikuar bisedime me kolegun tonë serb”, tha Zaharova në një konferencë për media.

Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainën fqinje dhe vazhdoi të mbajë kontakte me zyrtarët rusë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje i ka dorëzuar ambasadorit rus një letër për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Beogradi zyrtar po llogarit në mbështetjen e Rusisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por po zhvillon një dialog me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve nën patronazhin e BE-së, i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.