Dialogu

Daçiq i flet emisarit francez për dialogun, ia përmend edhe vizitën e Vuçiqit në Francë

Kryediplomati serb Ivica Daçiq gjatë një takimi që pati me të dërguarin e  Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz ka folur për dialogun Kosovë -Serbi.

Në një njoftim të ministrisë që udhëhiqet nga Daçiqi theksohet se në takim u vlerësua reciprokisht se marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Serbisë dhe Francës kanë arritur një nivel shumë të lartë.

Poashtu gjatë takimit, shefi i diplomacisë së Serbisë nuk ka lënë pa përmendur vizitën siç e quajtën të susksesshme të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Francë ku u takua me presidentin e këtij vendi, Emmanuel Macron.