Ivica Daçiq

Daçiq: Historia shpesh na imponoi raporte të vështira me SHBA-të, por miqësia jonë ende vazhdon

Ivica Daçiq thotë se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Serbisë mbesin të mira, përkundër ‘ndryshimeve radikale që kanë ndodhur përgjatë historisë’.

“Tri dekadat e fundit kanë qenë një periudhë e vështirë e raporteve mes të dy vendeve, por ato na përkujtojnë se përkundër sfidave, është i nevojshëm bashkëpunimi dhe dialogu. Sot, raportet tona karakterizohen me një dinamikë pozitive dhe me një dialog të nivelit më të lartë”, ka thënë Daçiq në konferencën ‘Raportet serbo – amerikane’.

Ai ka thënë se një nga ‘gjërat pozitive të raporteve mes Serbisë dhe SHBA-së, është fakti se Serbia ndodhet në prioritetet e larta të politikës së jashtme amerikane’.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se ‘përkundër ndryshimeve radikale mes dy vendeve, raportet miqësore ende vazhdojnë të jenë të forta’.

“Është koha kur ne kemi inkurajuar njerëzit e rinj dhe të talentuar të punojnë për problemet e vendeve të tyre”, ka thënë Scott.

loading…