Daçiq: E vlerësojmë Egjiptin që s’voton për pranimin e Kosovës në organizatat botërore

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka takuar presidentin e Egjiptit Abdel Fattah Saeed Hussein Khalil el-Sisi dhe sipas tij, gjatë bisedës është konstatuar se ky shtet mbetet me qëndrimin e njohjes së ngrirë të Kosovës.

Ai tha se Serbia e vlerëson lart qëndrimin se “Kajro nuk voton për anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare”, përcjell Paparaci.

Sipas mediave serbe, Daçiq përcolli se Kuvendi i Serbisë tradicionalisht është i interesuar për bashkëpunim me kolegët nga Egjipti.