Daçiq: Bosnjën nuk e pyet askush për Kosovën

Deklarata e kryetarit të Këshillit të Ministrave të BeH, Denis Zvizdiq, se ndryshimi i kufirit me Kosovën nënkupton hapjen e kutisë së Pandorës është e pakuptimtë dhe qesharake.

Kështu tha ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, duke shtuar se kutia e Pandorës ishte e hapur me njohjen e Kosovës dhe se askush nuk po i kërkon BeH se si kjo çështje do të zgjidhet.”Nuk na intereson se çfarë mendojnë ata, kush i pyet ata se si do të zgjidhet çështja e Beogradit dhe Prishtinës, kush janë ata për të dhënë ndonjë mendim për këtë”, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd.

Ai shtoi se zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të diskutohet me fuqitë e mëdha.