Cutrone “show”, Milani kap çerekfinalet e kupës (VIDEO)

Milani ka siguruar një vend mes tetë më të mirave të Kupës së Italisë, pasi ka mundur 2-0 Sampdorian në transfertë.

Heroi i takimit ka qenë Patrick Cutrone, i cili ka realizuar dy golat në minutat 102 dhe 108 të ndeshjes. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fillim të kohës shtesë, sepse 90 minutat përfunduan pa gola.

Një ndeshje shumë e ekuilibruar, që prodhoi pak raste nga ana e Milanit në kohën e rregullt, aty ku debutoi nga minuta e parë braziliani i shumëpritur Paqueta.

Higuain, edhe një herë, nuk ishte në lartësinë e duhur, ndërsa futja e Cutrone-s ndryshoi gjithçka, sepse talenti kuqezi shënoi dy gola spektakolarë.

Milanezët marrin një fitore të rëndësishme, duke e përgatitur më së miri Superkupën e së mërkurën në Arabinë Saudite kundër Juventusit, ndërsa do të ndeshen në çerekfinale me fituesen e çiftit Napoli-Sassuolo.