Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç ishin protagonistët kryesorë të Frozinones në fitoren kundër Empolit në kampionat, me të dy sulmuesit shqiptarë që gjetën rrugën e rrjetës.
Të dy ata kanë marrë një vëmendje tejet të madhe në klubin e Serisë A, por kush vendosi që t’i sillte të dy ata në Itali nga Bayern Munich?
Mediat italiane kanë zbuluar se nuk ishte drejtori sportiv i klubit, Angeloxi, por bashkëshortja e tij gjermane, Andrea, e cila i kishte sugjeruar bashkëshortit të saj dy lojtarët shqiptarë, pasi i kishte parë potencialin e tyre te moshat e Bayernit.







