Çun Lajçi merr një lajm të hidhur nga nipi i tij

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij.

Në një postim në Facebook, ai ka prekur me fjalët për vëllanë e tij, duke thënë se lajmin për vdekjen e tij ia dha nipi i tij, Zeneli.

Positmi i plotë i tij në Facebook:

Sa e thjesht jeta.

Dje po kthehesha nga Rugova me dy mendje: S’po shkoj sot, po e la për nesër, se mbase nesër s’do t’i ketë djemtë e vajzat e mërgimit pranë, e unë ia heq mallin.

Por e sotmja s’qenka dje!

E sotmja paska qenë vdekje për tim vlla!

Lajq m’shkruen Zeneli, nipi

Po?

Vdiq Isuf Alia!

Sa e thjesht jeta dhe sa gabim kur t’sotmën e len për nesër!

Dje isha me ia pa vllazninë ndër vorre

Nesër do t’shkoi edhe atij vorrin me ia pa!

Pusho im vlla, se boll je lodhë atyne krepave!