Çun Lajçi

Çun Lajçi bëhet pishman se e ka mbështetur Ramush Haradinajn, ka një kërkesë për Behgjet Pacollin

Aktori, Çun Lajçi siç duket është penduar për një veprim të tij të vitit 2017, ku i kishte kërkuar kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli që ta mbështes Ramush Haradinajn për t’u bërë kryeministër.

Lajçi, përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka kërkuar nga Pacolli të mos iu bashkangjitet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, atij të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për formimin e Qeverisë.

Aktori Lajçi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i duhuri.

Për më shumë, shkrimi i plotë i Çunit pa ndërhyrje:

Behgjet Pacolli

T’kam mik, e pse t’kam mik vetëm unë e di.
Due me t’folë prej zemrës, jo prej frymës që infekton shpirtna,
dhe nga larg dua me ndejt e me t’folë,
sepse e kam me borxh, me la fajin tim per vitin 2017.
T’kujtohet mik, kur n’terasën e hotelit tand t’përqafova e t’luta si vllaun, me iu bashkangjitë Ramushit, që t’i ketë 61 vota.
Ky ishte gjynahi im atëherë!
Tash po mundohna me e la tue t’lutë:
-Mos iu bashkangjit Ramushit Fatmirit e Isës!?
O këta janë rrjepcit që edhe ty t’shkarkuen dikur nga presidenca!
Nëse je i Marecit, ai Behgjeti që vinte i shkyem e i unët n’shkollën Normale, n’kambë, nuk i bashkangjitësh
Rakiqit e Isës,
se kurrë s’çohesh ma n’kambë praj Panit.
Këta thojshin për ty – pro Rus e – pro Serb, sikur tash për Albinin që po i thonë anti amerikan!
Këta kanë nisë me hangër vetvetën, se s’po i len Covidi me rrjepë Kosovën, prandaj s’po zgjidhin shokë as miq, veç qyshë ti gjuhen taxhisë!
Albini asht i duhuni, o Behgjet, n’daç ta shanë Amerika n’daç ta don Rusia
– dhe ju kurrë s’do t’i afroheni as për dije as për atdhedashuri!
Harrojeni!