Cristiano Ronaldo u zëvendësua edhe te Portugalia, kësaj radhe përqafon përzgjedhësin Santos

Cristiano Ronaldo pati një natë të paharruar të enjten mbrëma, kur shënoi tri gola në fitoren 6-0 kundër Lituanisë.

Kjo paraqitje e Ronaldos erdhi pak ditë pas telasheve që pati me Maurizio Sarrin, që e zëvendësoi në fillim të pjesës së dytë në derbin mes Juventusit dhe Milanit.

Ronaldo nuk e kishte pritur aspak mirë këtë zëvendësim, ku pas largimit nga fusha ishte nisur menjëherë drejt zhveshtores.

Por, të njëtën gjë 33 vjeçari nuk e bëri edhe te Portgualia, kur Fernando Santos e zëvendësoi në minutën e 83’ të ndeshjes kundër Lituanisë.

Ronaldo me t’u larguar nga fusha, përqafoi trajnerin portugez për mbështetjen e dhuruar këto ditë.

loading…