Cristiano Ronaldo u ftua në dasmën e djaloshit që i mbijetoi cunamit pasi ia ndërtoi shtëpinë dhe pagoi shkollimin e tij

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, së shpejti mund të jetë në rrugën e tij drejt Indonezisë, pasi u ftua në dasmën e të mbijetuarit nga cunami, Martunis.

22-vjeçari – i cili e konsideron legjendën portugeze si mentorin e tij në jetë – u takua për herë të parë në vitin 2005 me fituesin e pesë herë të Ballon d’Or.

Ronaldo, 34-vjeç, u ndikua aq shumë nga historia e Martunis saqë thuhet se ai ka premtuar se do të paguajë edhe shkollimin e tij, si dhe do ta ndihmojë atë të udhëtonte nëpër Evropë.

Cunami i vitit 2004 mori jetën e mbi 230,000 njerëzve – përfshirë nënën e Martunis dhe dy motrat.

Ai u gjet 21 ditë më vonë i bllokuar në një plazh i veshur me fanellën e Kombëtares Portugeze.

Pasi mësoi historinë e tij, Federata Portugeze e Futbollit dhuroi 34,000 mijë funta për ta ndihmuar atë të rindërtonte shtëpinë e tij, përpara se Ronaldo ta vizitonte në Aceh./Ballkani.info/