Cristiano Ronaldo largohet nga vila super luksoze që i siguroi “Manchester United” për një arsye të vetme!

Dy javë më parë, Cristiano Ronaldo firmosi kontratën me “Manchester United”, duke u rikthyer kështu në “shtëpinë e tij të vjetër”.

Rikthimin në Old Trafford të futbollistit portugez e njoftoi vetë klubi anglez, që i siguroi atij një vilë super luksoze dhe një ekip sigurie prej gjashtë personash për të patrulluar pronën gjatë gjithë kohës.

Por pavarësisht këtyre benefiteve, Ronaldo ka vendosur që të largohet nga shtëpia me vlerë prej 6 milionë paund për një arsye të vetme.

“The Sun” shkruan se këtë vendim Cristiano e mori pasi ishte i shqetësuar nga zhurma e deleve që kullotnin në pronën ngjitur.

Megjithatë, partnerja e tij Georgina Rodriguez nuk ndante të njëjtin mendim me futbollistin pasi para pak ditësh ajo publikoi disa foto në Instagram teksa fëmijët argëtoheshin me jetën në fshat ku dukeshin dhe delet. Sipas mediave të huaja, Cristiano Ronaldo së bashku me familjen tij janë zhvendosur në një vilë tjerër, me vlerë 3 milion paund.