Legjenda e UFC-së

Cristiano Ronaldo këshillohet nga ‘miku’ Nurmagomedov të refuzojë PSG e të shkojë në Angli (fotot)

Legjenda e arteve marciale Khabib Nurmagomedov raportohet se ka nxitur Cristiano Ronaldo të largohet nga Juventus kësaj vere, por si “mik i ngushtë” i tij e ka këshilluar edhe më tej duke i thënë të refuzojë milionat e PSG për të luajtur në futbollin anglez.

Ronaldo hyn sivjet në vitin e fundit të kontratës me Juventus prandaj raportohet se kërkon largim nga Zonja e Vjetër.

Juventus ende nuk ka marrë oferta zyrtare për Ronaldo, por Man City e PSG konsiderohen si pretendentët kryesore për të marrë shërbimet e pesë herë fituesit të Topi të Artë.

Ato gjithashtu mund të paguajnë për CR7 rrogat marramendëse qe ai kerkon.

Por miku i yllit portugez, kampion i mundjes së përzier Khabib Nurmagomedov, ka dhënë mendimin se ku dëshiron të shohë të luajë Ronaldon sivjet.

“Për mendimin tim do të ishte mirë sikur Cristiano të ndryshonte skuadër,” tha Nurmagomedov për medat ruse.

“Nuk dua të ofendoj tifozët e Juventus. PSG? Jo, ata kanë mjaftueshëm yje në skuadër. Unë them se do të ishte interesante që në fund të karrierës ai të luante në Angli”, tha Nurmagomedov, i cili njihet si një tifoz i rregullt i futbollit.

Që prej njohjes së tyre në 2018, Nurmagomedov e Ronaldo kanë krijuar një miqësi të ngushte dhe raportohet se komunikojnë çdo ditë me njëri-tjetrin.

Por çuditërsht Ronaldo është gjithashtu mik me rivalin kryesor të Nurmagomedov, Conor McGregor, me të cilin është fotografuar shumë herë gjatë viteve.

Por miqësia me Nurmagomedov ishte më e qartë pas tërheqjes së këtij të fundit nga sporti profesionist.

Rusi hoqi dorë pas vdekjes tragjike të trajnerit të tij Abdulmanap, dhe tani fokusohet vetëm në hobby-n e tij kryesor, futbollin.