Dyshja fantastike

Cristiano Ronaldo e fton Messin të transferohet në Serie A

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është i hapur për riaktualizimin e rivalitetit të tij me Lionel Messin, me 33 vjeçarin që e ka ftuar argjentinasin të transferohet në Serie A.

Ronaldo dhe Messi ishin kundërshtarë në La Liga për 9 vite, derisa njëri mbronte ngjyrat e Real Madridit, ndërsa Messi vazhdon të jetë pjesë e Barcelonës.

Vendimi i Ronaldos për t’u transferuar te Juventusi nga Real Madridi për 100 milionë euro, e ka lënë Messin të vetëm në kampionatin spanjoll për sa i përket triumfit në 5 raste në garën për Topin e Artë.

Sulmuesi portugez do ta pëlqente ardhjen e yllit argjentinas në Itali për të rivalizuar me të sërish në një kampionat.

“Nuk më mungon Messi, ndoshta i mungojë unë atij. Unë kam luajtur në Portugali, Angli, Spanjë, Itali dhe në kombëtare kurse ai është ende në Spanjë, ndoshta i duhem atij më shumë. Për mua jeta është një sfidë, më pëlqen t’i bëjë njerëzit të lumtur. Do të më pëlqente që ai të transferohej në Itali një ditë, të pranonte sfidën sikur unë. Sidoqoftë nëse Messi është i lumtur atje, e respektoj. Ai është një lojtar fantastik, djalë i mirë por nuk më mungon. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur për këtë”, u shpreh Ronaldo.

Dominimit të dyshes në garën për Topin e Artë i erdhi fundi javën e kaluar kur mesfushori i Real Madridit, Luka Modric u shpall fitues pas 5 triumfeve të Messit dhe Ronaldos në 10 vitet e fundit.