Cristiano Jr pinë “Coca Cola”, çmendet Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka thënë se ai nuk dëshiron që djali i tij të pijë Coca Cola dhe të ha ushqime të shpejta. Megjithatë ai thotë se nuk i bën presion djalit të tij që të bëhet futbollist

Sulmuesi i Juventusit, i cili fitojë çmimin “Globe Soccer Awards” si një lojtar i shekullit, ka dhënë një intervistë për gazetarët pas ceremonisë.

“Ne do të shohim a do të bëhet djali i imë futbollist i madh”, tha ai për A Bola.

“Ndonjëherë ai pinë Coca Cola dhe ha çipsa dhe kjo gjë me irriton shumë, ai e di këtë”, shtoi ylli portugez.

“I them djalit tim që pas një vrapime të zhytet në ujë të ftohtë për t’u rikuperuar dhe ai me thotë: ‘Babi, është shumë ftohtë këtu”. Ka të drejtë, ai ka vetëm 10 vjet”.

Cristiano Junior (10) është duke luajtur për akademinë e Juventusit.

“Gjithmonë i them se duhet punë dhe dedikim që të kesh sukses”, ka vazhduar Ronaldo.

“Nuk i bëj presion që të bëhet futboll, edhe pse dëshiroj të bëhet. Gjëja më e rëndësishme është që të jetë i mirë në fushën që e dëshiron, qoftë ajo futboll apo mjekësi”.