CR7 para pandemisë dëshironte transferimin tek PSG

Cristiano Ronaldo para pandemisë së koronavirusit ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar tek gjiganti francez PSG.

Siç raportojnë mediat franceze, ylli portugez ishte mjaft afër për të arritur një qëllim të tillë.

Tutje thuhet se 35 vjeçari ka qenë i pakënaqur në Torino dhe ka kërkuar që të luaj së bashku me Kylian Mbappe dhe Neymarin në kryeqytetin francez, mirëpo fillimi i pandemisë globale i dha fund çdo shansi për një marrëveshje të mundshme.