COVID19/ Tre persona përfundojnë fatalisht në Maqedoni, raporti i plotë…

3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi informojnë nga ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Viktimat janë të moshës 44, 58 dhe 79 vjeçare dhe janë nga Strumica, Gostivari dhe Ohri.

Gjithashtu janë regjistruar 72 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 793 teste të realizuara në 24 orët e fundit. Në Instutitin për Shëndet Publik janë regjistruar 54 pacientë të shëruar.

Bilanci i të infektuarve më Covid-19 në Maqedoni shkon në 15.293 raste, numri i pacientëve të shëruar ka arritur 12.754 pacientë ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur 634 persona. Numri i rasteve aktive shkon në 1905.