Covid / Si do vijohet me universitetet, fluturimet me Anglinë dhe orën policore!

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se varianti i ri i koronavirusit nuk është evidentuar ende në Shqipëri.

Gjatë daljes për shtyp të Komitetit të Ekspertëve, ajo bëri me dije se ora policore, nga 06:00-22:00, do të qëndrojë në fuqi deri në një periudhë të pacaktuar.

Gjithashtu, ajo thekoi se deri më 18 janar do të jenë të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe. Rakacolli tha se mësimi ‘online’ i studentëve do të vazhdojë në këtë mënyrë edhe për dy javë.

“Në diskutimet e bëra sot në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve theksuam se kjo situatë e qëndrueshme është si pasojë e masave të marra dhe do të mbeten në fuqi, – tha ajo. – Ora policore do të vijojë të jetë në fuqi pas orës 22:00, universitetet edhe për 2 javë ‘online’ dhe po kështu edhe fluturimet me Britaninë e Madhe do të jenë të pezulluara deri më 18 janar. Është një situatë ku duhet të jemi të vëmendshëm, pasi priten pasojat për shkak të festave të fundvitit”, deklaroi Rakacolli.