Covid në Shqipëri: 302 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Numri i të infektuarve me Covid vijon të jetë shqetësues në Shqipëri, teksa këtë të shtunë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë të prekur 302 qytetarë.

Në 24 orët e fundit prej koronavirusit kanë ndërruar jetë 4 pacientë.