Rusia regjistroi muajin e saj më vdekjeprurës nga virusi Covid-19 këtë muaj, me numrin total të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. 810 mijë rusë kanë vdekur deri më tani nga fillimi i pandemisë. E kjo po konsiderohet si shkak i menaxhimit të dobët, mungesës së ilaçeve dhe dyshimeve se vaksina ruse është e pa efektshme.

Përkundër që presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se ka nën kontroll situatën me pandeminë, nga shifrat zyrtare që janë publikuar, Rusia është vendi që Covid po bën gërdi. Agjencia ruse e statistikave Rosstat tha të premten se regjistroi 247 mijë vdekje vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti. Është muaji i katërt radhazi në të cilin vdekjet zyrtare nga Covidi kanë tejkaluar 200 mijë.

Rusia ka regjistruar tani 813 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë. Demografë të tjerë, duke përfshirë ish-analistin e Rosstat, Alexei Raksha dhe statisticienti i Universitetit Tubingen, Dmitry Kobak, thonë se numri i vërtetë i vdekjeve në Rusi mund të jetë më i lartë, bazuar në tendencat e fundit të vdekshmërisë, por sipas tyre, kjo po fshihet nga Putini. Në bazë të numrit të banorëve, Rusia renditet gjithashtu ndër vendet më të prekura nga Covid, së bashku me Perunë, Bullgarinë dhe Serbinë.

Janë disa nga arsyet pse vdekjet janë të larta në Rusi. Shkencëtarët po vlerësojnë se Rusia ka një sistem të keq shëndetësor dhe furnizimi me barna mungon, sidomos në zonat më të thella. Gjithashtu, vaksina ruse, Sputnik V është shumë e diskutueshme për efektin e saj, pasi deri më tani nuk është publikuar ndonjë studim zyrtar për efektin e saj. /Ballkani.info/