COVID-i ia merr jetën mjekut të njohur nga Peja, ish ushtarit të UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë doktori i njohur nga Peja, Gëzim Berisha.

“Të trishtuar nga vdekja jote e hershme Dr. Gëzim Berisha. Tërë jetën ishe i përkushtuar në shërbim për të mirë ndaj të tjerëve” ka shkruar ai.

Gëzim Berisha ishte veteran i UÇK-së, i cili me profesionin e doktorit i kishe ndihmuar të plagosurit në luftë. Si dhe si specialist i pediatrisë ishte në shërbim të vazhdueshëm në këtë kohë pandemie në shërim të femijëve dhe të sëmurëve me Covid-19.

Berisha është një ndër mjekët e shumtë në Kosovë që kanë humbur jetën nga koronavirusi. /Ballkani.info/

Lajmi i plotë:

Të trishtuar nga vdekja jote e hershme Dr. Gëzim Berisha. Tërë jetën ishe i përkushtuar në shërbim për të mirë ndaj të tjerëve. Erdhe nga Shqipëria në rrethana të jashtëzakonshme me perpjekje mbinjerëzore që të na ndihmoje në sherim të të plagosurve në luftë. Ishe veteran i vërtetë i UÇK-së. Me profesionin e doktorit, si specialist i pediatrisë ishe në shërbim të vazhdueshëm në këtë kohë pandemie në shërim të femijëve dhe të sëmurëve me Covid-19. Kjo sëmundje të mori edhe ty Dr. Gëzim. Gjithmonë do të kujtohen veprat tua në shërbim të popullit dhe vendit. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Dr. Gëzim!