COVID-19 nuk i ndaloi çiftet që të martoheshin, për gjashtë muaj mbi 7 mijë kurorëzime ndodhën në Kosovë

Ndonëse situata me pandeminë COVID-19 vazhdonte të ishte shqetësuese, kjo gjë nuk i ndaloi kosovarët që të kurorëzonin dashurinë me martesë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gjashtëmujorin e partë të vitit 2021 janë kurorëzuar 7 mijë e 544 çifte.

Sipas të dhënave nga ASK në janar u kurorëzuan 1626 çifte, muajin shkurt 1297, në muajin mars 1461, në prill 1020 kurse në maj u kurorëzuan 1087 çifte e në qershor 1053.

Pavarësisht numrit të madh të kurorëzimeve, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe një numër të madh të shkurorëzimeve, të cilat krahasuar me vitin e kaluar kanë shënuar rritje.

Në periudhën janar-qershor 2021 sipas ASK-së, martesës i japën fund 280 çifte.

Ndërkaq në vitin 2020-të janë regjistruar gjithsejtë 220 raste të ndarje mes çifteve bashkëshortore.