Coronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 109,691 viktima në të gjithë botën deri sot, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 1.7 milionë qytetarë. Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Deri më tani 409,762 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 20 mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 500 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka 19,468 viktima ndërkohë 16,972 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 13,851 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 9,892 të vdekur dhe 79,885 të infektuar.

12 Prill raportimi i ores 08:00

Raportimi i orës 22:57

11 Prill, raportimi i ores 08:50

Raportimi i ores 23:00

Raportimi i ores 20:40

Raportimi i orës 14:25

10 prill, raportimi i orës 07:17