Coutinho rikthehet me gol në Angli, Aston Villa barazon me Manchester Unitedin

Një ndeshje e zjarrtë është zhvilluar sonte ndërmjet Aston Villas dhe Manchester Unitedit.

Edhe pse u shënuan katër gola në fund nuk pati fitues pasi ndeshja përfundoi me barazim 2:2.

Ky takim shënoi edhe rikthimin në Premier League të Philipe Coutinhos, që u transferua te Aston Villa nga Barcelona.

Coutinho u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të,  derisa rezultati ishte 0:2 për Unitedin. Ai ndryshoi rrjedhën e lojës derisa edhe ka shënuar golin e barazimit në minutën e 82-të.