Marrëveshje mes Coutinho-PSG në operacionin Neymar! Ky është titulli kryesor i gazetës katalane “Sport” në numrin e sotëm.
Për të bërë të mundur kthimin e yllit brazilian në “Camp Nou”, klubi “Blugrana” duhet të privohet nga një tjetër futbollist që luan te “Seleçao”, por që nuk ka mundur të shkëlqejë në sezonin e fundit “Camp Nou”.
“Sport” shkruan se Coutinho i pranon kushtet ekonomike të kampionëve të Francës e tashmë pret vetëm arritjen e marrëveshjes mes dy klubeve. PSG mund të kërkojë si pjesë të marrëveshjes përfshirjen e një tjetër futbollisti të ekip katalan (flitet shumë për Ivan Rakitic).
Leonardo, drejtori i ri sportiv i PSG-së, mësohet se po ndikon që marrëveshja të arrihet, sigurisht duke bërë të mundur përforcimin e ekipet francez me elementë shumë cilësorë të Barcelonës.








