Copa America/ Mund Ekuadorin, befason Katari

Uruguaji dhuron spektakël në këto ditë të para të Copa America. Skuadra e drejtuar nga Oscar Tabarez e nisi aventurën e saj në këtë kompeticion me një fitore të thellë ndaj Ekuadorit me rezultatin 4-0 në sfidën e zhvilluar në Belo Horizonte.

Skuadra uruguajane e nisi në mënyrë perfekte këtë sfidë teksa shënoi që në minutën e 6 me Lodeiron.
Në minutën e 24 Ekuadori mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Quinteros duke ia bërë akoma më të lehta gjërat Uruguajit.

Edinson Cavani me një gol spektakolar me roveshatë çoi shifrat në 2-0 për Uruguajin, ndërkohë që nuk mund të rrinte pa lënë gjurmën e tij as Luis Suarez që shënoi golin e tretë për La Celeste duke mbyllur praktikisht të gjitha llogaritë e sfidës që në pjesën e parë.

Në çastet e fundit të sfidës Urugaji gjeti kohën për të fiksuar përfundimisht rezultatin 4-0 pas autogolit të Mine Mezës dhe me këtë fitore, kjo skuadër vendos me forcë kandidaturën për fitoren e turneut.

Ndërsa në Maracana të Rio De Janeiros, Katari befasoi teksa barazoi me Paraguajin me rezultatin 2-2 në një sfidë që u duk se ishte e lehtë për skuadrën amerikano-latine e cila e pa veten të marrë avantazhin në 2-0 pas golave të Cardozos me penallti dhe të Gonzales.

Por Katari tregoi që jo rastësisht është kampion i Azisë dhe arriti të shënojë dy herë me Almoez e Khoukhi duke barazuar shifrat në 2-2 duke marrë 1 pikë në këtë Copa America