Milan

Conte pritet ta zëvendësojë Piolin te Milani

I vetmi trajner që Milani po mendon të zëvendësojë Stefano Piolin sezonin e ardhshëm është Antonio Conte.

Kishte sugjerime përpara pushimeve të Krishtlindjeve se Pioli ishte vërtet në prag të shkarkimit pas një serie rezultatesh të dobëta, përfshirë eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Drejtori i mediumit Sportitalia, Michele Criscitiello, pretendon se i vetmi opsion real në karta për pronarin e Milanit, Gerry Cardinale, është Conte.

Ky do të ishte një rikthim i jashtëzakonshëm në anën tjetër të San Siros për njeriun që dha Scudetton më të fundit për rivalët e përhershëm të Milanit, Interin. /Ballkani.info