Conte mund të rikthehet në Premier Ligë

Antonio Conte mund të rikthehet në Premier Ligë.

Mediat angleze kanë raportuar të hënën se interesim për trajnerin italian, ka shfaqur skuadra e Arsenalit.

Drejtuesit e klubit londinez nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual Mikel Arteta.

Nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll “Topçinjtë” pas katër ndeshjeve ka tri pikë të tubuara.

Strati i dobët ka bërë që klubi të mendoj për trajner të ri. Conte aktualisht është i papunë pas largimit nga Interi.