Conte: Italia e di si fitohet një finale

Trajneri italian, Antonio Conte ka parashikuar një finale spektakulare të Evropianit ndërmjet Anglisë dhe Italisë.

Ish-trajneri i “Axurrëve” beson se Italia di si të luaj në finale dhe shpreson që të arrij të triumfoj në “Euro 2020”.

“Anglia e ka pritur këtë ndeshje për vite të tëra. Ata kurrë nuk e kanë fituar një Kampionat Evropian dhe do të jetë një mundësi ideale. Por, mund të them se Italia ka përvojën e duhur dhe është skuadër e pjekur. Ne e dimë se çfarë do të thotë të luash në finale. Dhe, ne gjithashtu e dimë se si të fitohet një finale”, deklaroi Conte.

Finalja e “Euro 2020” ndërmjet Anglisë dhe Italisë do të zhvillohet të dielën në “Wembley” prej orës 21:00.